User Rating: 



/ 1
- Details
-
Category: Shqipëri
-
Published on 04 March 2011
-
Written by Super User
-
Hits: 2285
Bursat
Duke promovuar fuqishëm filozofinë e një institucioni të hapur, Universiteti Europian i Tiranës ka vënë në dispozicion të bursave rreth 5 për qind të numrit të tij të vendeve. Në 4 vitet e para, 2006 – 2010, nga rreth 3200 studentë që janë regjistruar në UET, 255 studentë kanë qenë me bursë të plotë dhe më shumë se dyfishi tyre me bursë të pjesshme. Kjo është dëshmia e plotë se UET-i, është një institucion me natyrë të fortë publike, që zhvillon përgjegjësinë sociale brenda tij. Të gjitha llojet e bursave akordohen nga një komision i posaçëm, KOMISIONI PËR AKORDIMIN E BURSAVE, që kryesohet nga Rektori, përmes procedurës përkatëse të aplikimit.
Bursat Sociale
Në ushtrim të përgjegjësisë së tij sociale, UET-i jep BURSA SOCIALE, drejtpërdrejt apo në bashkëpunim me aktorë të tjerë shoqërorë dhe institucionalë. Në bashkëpunim me drejtuesit e disa shoqatave, si Shoqata e Jetimëve, Shoqatat e Invalidëve, Shoqatat e Romëve, universiteti ka dhënë çdo vit disa bursa. Po ashtu, në bashkëpunim me Shoqatën e Familjeve të Policëve të rënë në krye të detyrës dhe me Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë, të drejtuar nga zonja Liri Berisha, UET-i ka akorduar disa bursa për fëmijë nga këto familje. Me nismën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama, UET-i ka dhënë bursë të plotë për dy vajza jetime nga familjet e viktimave të tragjedisë së Gërdecit.
Bursat e Ekselencës
UET-i inkurajon me bursa studentët e shkëlqyer. Në përputhje me rezultatet e vitit paraardhës, çdo vit jepen bursa për studentët më të mirë. Këto quhen “bursat e ekselencës”. Ju mund të jeni potencialisht ndër 10 më të mirët, ndaj përpjekja juaj për të mësuar sa më mirë, inkurajohet që në shkollë. Universiteti Europian i Tiranës synon që gjithnjë e më tepër t’u japë hapësirë studentëve të ekselencës si një motor për të çuar përpara cilësinë në universitet. Të gjithë maturantët, që vijnë nga sistemi i shkollave tona të mesme, që janë diplomuar me të gjitha notat 10-a dhe që kanë arritur një nivel të caktuar pikësh nga provimet e maturës shtetërore, nivel që pëcaktohet çdo vit nga një urdhër i veçantë i Rektorit, kanë një bursë ekselencë në vitin e parë të studimeve. Në vitin e dytë, në raport me rezulatet e vitit të parë, studentët e ruajnë ose jo bursën për vitet e mëtejme.
Po ashtu, studentët e UET-it, në raport me rezultatet e shkëqyera, (të gjitha notat 10-a) të vitit paraardhës përfitojnë në vitin pasardhës bursën e ekselencës.
PËR MATURANTËT E SHKËLQYER UET-i ndjek një politikë të tarifave inkurajuese për studentët e shkëlqyer. Studentët që kanë një mesatare mbi 9.2 përfitojnë përkatësisht 20 % ulje në tarifën e shkollimit dhe mbi 9.5 përfitojnë 30 % ulje për tarifën e shkollimit.
Bursat e Talentit
UET-i e pëlqen dhe e synon si model për studentin e vitit atë profil të rinjsh që spikatin në të gjitha fushat e jetës; në art, politikë, sport, shkencë. Ndaj për këto kategori, UET-i, që në krijimin e tij, ka praktikuar formatin e BURSAVE TË TALENTIT. Shumë këngëtarë, artistë, prezantues televizivë, sportistë kanë marrë këtë bursë dhe, madje, disa prej tyre kanë arritur të bëjnë pjesë tek të diplomuarit e parë. Këngëtari Turjan Hyska, prezantuesja Xhemi Shehu, kengëtarja Anjeza Shahini janë ndër VIP-at të diplomuar në UET në dy vjetët e fundit. Po ashtu, UET-i ka promovuar çdo vit edhe të rinj që kanë spikatur në Forumet Rinore të partive kryesore politike, duke i nxitur të rinjtë të merren me jetën publike dhe politike.